Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion në Prizren, për arrestimin e dy personave të dyshuar në veprën penale “Fajde” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Sipas njoftimit, gjatë operacionit policor është kontrolluar shtëpia dhe objektet tjera përcjellëse të të dyshuarve, me ç ‘rast janë sekuestruar dëshmi, dy automjete dhe dy armë, që mund të kenë lidhje me rastin.
Ndaj të dyshuarit, pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Prizren i caktohet masa e ndalimit për 48 orë.
Njoftimi plotë:
Sektori Rajonal i Hetimeve te DRP- Prizren pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, sot me datë 25.02.2025, ka filluar realizimin e operacionit policor për arrestimin e 2 personave të dyshuar , të përfshirë në veprën penale “Fajde” nga neni 331 par 3 i KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par. 1 i KPRK-së
Të dyshuarit në këtë rast në vazhdimësi kanë ushtruar presion ndaj viktimës me qëllim të marrjes se interesit nga veprimtaria e fajdes duke e detyruar të njëjtin të veprojë në dëm të pasurisë se tij dhe si rezultat i veprimeve te kundërligjshme të dyshuarit i kanë shkaktuar dëme materiale viktimës.
Gjatë operacionit policor është kontrolluar shtëpia dhe objektet tjera përcjellëse të të dyshuarve, me ç ‘rast janë sekuestruar dëshmi, dy automjete dhe dy armë, që mund të kenë lidhje me rastin. Ndaj të dyshuarit, pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Prizren i caktohet masa e ndalimit për 48 orë./Arbresh.info/
Flick: Është e qartë se duhet të përmirësohemi, pjesa e dytë...
Avokati i familjes Ademaj: Ka prova se Naim Murseli e ka tra...
Transportuesit në Mal të Zi i japin fund bllokadës së trafik...
Mbappe theu rekordin e madh të Ronaldos në Ligën e Kampionëv...
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...