Policia sot mban konferencë në lidhje me sigurinë në trafikun rrugor
Numër i madh i aksidenteve po shkaktohen ditë për ditë në Kosovë.
Shumë prej tyre po përfundojnë edhe me fatalitet.
Andaj Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajnë një konferencë për media e cila do t’i dedikohet sigurisë në trafikun rrugor.
Për gjendjen e sigurisë në trafikun rrugor, planifikimet operacionale dhe angazhimet policore në këtë konferencë do të flasin përfaqësues të lart të PK-së.
“Përmes kësaj shkrese zyrtare ju njoftojmë që me 08.06.2021, Policia e Kosovës do të mbajë konferencë për media, e cila i dedikohet sigurisë në trafikun rrugor. Për gjendjen e sigurisë në trafikun rrugor, planifikimet operacionale dhe angazhimet policore në këtë konferencë do të flasin përfaqësues të lart të PK-së”, thuhet nga Policia e Kosovës.
Kujtojmë që vetëm gjatë të dielës, 5 persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti dhe një vetëaksidenti në trafik.
“Kam pasur pëlqim për Juelën, por jam i martuar”, shokon Rog...
Rizvanolli godet PDK-në: Kërkuan pako emergjente për qytetar...
Nga 2024 deri sot, katër incidente të armatosura, Trump vazh...
Arrihet marrëveshja përfundimtare, Rrahmani vazhdon kontratë...
Trump thotë se incidenti me të shtëna në Uashington s’do ta ...
Grenell: Trump ishte cak i një sulmi vrasës, e megjithatë më...