Policia e stacionit në Shtime ka nisur fushatën sensibilizuese për sigurinë për nxënësit e shkollave të mesme të ulëta.
Policia për nxënësit ka shpërndarë rekuizita të ndryshme si, varëse për çanta, vizore dhe shirita vezullues që vendosen në krahë, po ashtu janë dhënë edhe disa mesazhe.
Përmes kësaj fushate, Policia u tregoi nxënësve se si të përdorin vendkalimet e shënjuar për këmbësorë; të kenë veshje me ngjyra reflektuese dhe të ndritshme kur ecin gjatë natës; të kenë kujdes të shtuar gjatë lojërave të ndryshme, kur ato zhvillohen pranë rrugëve me komunikacion të zhvilluar.
Policia dha disa mesazhe edhe për shoferët,
“Të kenë kujdes gjatë ngasjes në afërsi të shkollave; Të mos përdoret telefoni gjatë drejtimit të mjetit; Të mos drejtohet mjeti nën ndikim të alkoolit dhe substancave narkotike dhe psikotrope!; Të përdoret rripi i sigurisë etj”, bën të ditur njoftimi.
Tutje në njoftim thuhet gjihashtu se kjo fushatë do të vazhdojë edhe në komunat tjera të rajonit të Ferizajt./Arbresh.info.
Rritet çmimi i naftës në Kosovë, arrin 1.68 euro për litër
Trump për Merz: Ai nuk e di çfarë po flet për Iranin
Ndodh puthja e parë në Ferma VIP 3 mes Vanesës dhe Indrit
Dragone në Kosovë: NATO rikonfirmon përkushtimin për siguri ...
Kështu duket skena e Eurovisionit këtë vit
Kuvendi del me njoftim pas dështimit të seancave për preside...