Policia mban fushatë sensibilizuese në Shtërpcë për aplikimin e të rinjve nga komunitetet pakicë

09:57 | 3 Maj 2023
A Z

Drejtori Rajonal i Policisë Nënkoloneli Basri Shabani me stafin e tij të lartë, ka mbajtur një takim informues me përfaqësuesit e komunitetit në komunën e Shtërpcës.

Qëllimi i këtij takimi ishte që tu bëhet thirrje dhe të njoftohen të rinjët e komuniteteve pakicë për të aplikuar në konkursin e shpallur nga Policia e Kosovës nga data 19.04-12.05.2023.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj do të vazhdojë takimet me komunitetin jo shumicë edhe në ditët në vijim në rajonin e Ferizajt me qëllim të inkurajimit të të rinjve për të aplikuar në Policinë së Kosovës.

Policia e Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga komuniteti pakicë , sipas kritereve të përcaktuara për aplikim./Arbresh.info/