Njësia Policore e Hetimeve dhe Inteligjencës e Drejtorisë Rajonale Veriu të Policisë Kufitare, gjatë zbatimit të Planit Operativ ‘Befasia’, sot, më 29.07.2021, në Piken Kufitare Jarinje, kanë dërguar në vijë të dytë të kontrollit një autobus të relacionit: Novi Pazar – Prishtinë.
Gjatë kontrollit më të detajuar, në një hapësire të fshehur në bagazhin e autobusit është gjetur mall i kontrabanduar (86 palë pantallona). Për rastin është njoftuar prokurori i cili ka autorizuar inicimin e rastit ‘kontrabanda me mallra’.
I dyshuari me mallin e kontrabanduar dorëzohen në terminalin doganor për procedim të mëtutjeshëm. /arbresh.info/

Kushtrimi flet për raportin me Sasën pas daljes nga Big Brot...
Ushtria meksikane vret udhëheqësin e kartelit të fuqishëm të...
4 milionë euro mbështetje buxhetore për Luginën e Preshevës,...
Parma ‘i bën nder’ Interit, mposht Milanin në ‘San Siro’
Rama: TRAM-i elektrik financohet nga sektori privat
Incidenti i armatosur në rezidencën e Donald Trump, FBI merr...