Policia kryen kontroll në një shtëpi në Mazgit të Obiliqit, sekuestron armë dhe municion

15:06 | 20 Shkurt 2025
E.K

Njësitet e Stacionit Policor të Obiliqit, të mbështetura nga Njësiti për Reagim të Shpejtë, kanë realizuar një kontroll të autorizuar në një shtëpi në fshatin Mazgit të Obiliqit, pas një urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri dhe municion.

Sipas njoftimit të policisë, personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Njësitet e Stacionit Policor të Obiliqit të mbështetura nga Njësiti për Reagim të Shpejtë, me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata themelore, sot kanë ushtruar kontroll në një shtëpi në fshatin Mazgit të Obiliqit,ku kanë gjetur dhe sekuestruar, dy armë zjarri dhe municion. Ndaj personit të dyshuar, janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit dhe është hapur rast për veprën: Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armëve. Personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info