Policia e Kosovës njofton të mërkurën se ka kryer kontroll në një banesë në Lipjan, me ç’rast janë arrestuar tre personi pasi u janë gjetur dhe sekuestruar një revole e tipit Zastava, një thikë dhe një sasi të substancës narkotike.
Në njoftim thuhet se të ndaj të dyshuarve B. H, M. B, dhe H. H, me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprave penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës” si dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge”, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saja në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave të dyshuar të përfshirë në aktivitet kriminal.
Kësisoj, dje, në rrugën “Haxhi Kleçka” në Lipjan, policia duke u mbështetur në informacione të marra në rrugë operative, ka kryer kontrollin e një apartament, me ç’ rast ka arrestuar tre persona si dhe ka gjetur dhe sekuestruar;
Një revole të tipit Zastava, të kalibrit 6mm,
Një thikë, si dhe,
Një sasi të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis (marihuana).
Ndaj të dyshuarve;
H, mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe,
M. B, mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
H. H, mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprave penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës” si dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge”, dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh./Arbresh.info
Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...