Policia e Kosovës në pikëkalimin kufitar në Bërnjak, gjatë një kontrolli në kabinën e një kamioni me targa vendore, kanë hasur në një qese me 22 mijë e 700 euro, mjete monetare të padeklaruara.
Policia bën të ditur se mjetet financiare të padeklaruara janë sekuestruar dhe i janë dorëzuar Doganës së Kosovës për procedurë të mëtejme, shkruan Arbresh.info

Njoftimi plotë:
Policia e Kosovës, respektivisht Policia Kufitare, në vazhdën e kryerjes së detyrave përkatëse sipas autorizimeve policore, me datën 06.12.2024 rreth orës 02:20 në pikëkalimin kufitar në Bërnjak, gjatë një kontrolli të hollësishëm kufitar, në kabinën e një kamioni me targa RKS me vozitës mashkull kosovar, kanë hasur në një qese në 22700 (njëzet e dy mijë e shtatëqind) euro, mjete monetare financiare të padeklaruara (në bankënota prej 100 dhe 200 euro).
Lidhur me rastin mjetet financiare të padeklaruara janë sekuestruar dhe i janë dorëzuar Doganës së Kosovës për procedurë të mëtejme, derisa Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe dukurive të tjera negative dhe vënien para përgjegjësisë së personave, kryes të veprave penale.
FIFA sjell ndryshime të mëdha për Kupën e Botës 2026
Ngjarje e rëndë në Itali, ndërtesa rrënohet pas shpërthimit ...
KQZ nis Programin e Vëzhguesve Ndërkombëtarë për zgjedhjet e...
Sulmuesi njofton largimin nga Tirana
Votimi në Ambasadën e Kosovës në Hagë përmbyllet me sukses
SHBA i bën thirrje Evropës të fokusohet më shumë në siguri d...