Policia e Kosovës ka konfiskuar aparate për prodhimin e kriptovalutave në fshatin Dobrajë të Lipjanit.
Sipas PK aksioni është zhvilluar Lipjanit pas marrjes së informatave në rrugë operative si dhe pas marrjes së autorizimit nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake.
“Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit policor të Lipjanit pas marrjest së informatave në rrugë operative si dhe pas marrjes së autorizimit nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake, kanë realizuar një operacion bastisje i cili ka rezultuar me gjetjen e aparaturave për prodhimin e kriptovalutave. Oepracioni është zhvilluar në fshatin Dobrajë në komunën e Lipjanit ku janë ftuar edhe zyrtarët doganor, me ç’rast janë sekuestruar aparaturat në fjalë si dhe nga ana e tyre është proceduar më tej me rastin./arbresh.info/
Shefi i EULEX-it viziton Zyrën e Kryeprokurorit, në fokus mb...
Nga sot hiqet detyrimi i paraqitjes 6-mujore për pensionistë...
Real Madrid me shumë mungesa ndaj Monacos
Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e çështjes së njohjes...
Gjukiq: Vuçiq po e përfshin Serbinë në konflikte globale
Spanja shpall tre ditë zie kombëtare pas aksidentit hekurudh...