Në vazhdën e veprimeve operativo-hetimore që ka ndërmarrë Policia e Kosovës në javën e fundit, në fushën e luftimit të trafikimit me narkotikë, janë konfiskuar mbi 199 kilogramë substancë e dyshuar narkotike, janë arrestuar 31 të dyshuar si dhe janë konfiskuar prova të ndryshme relevante.
Policia e Kosovës, ka vazhduar veprimtarinë e saj dhe me datën 03.11.2017, zyrtarët policorë të Njësisë së Hetimeve Rajonale në Prizren, gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari ka gjetur një sasi lënde të dyshuar si substancë narkotike.
Policia gjatë operacionit policor ka arrestuar dy të dyshuar:
* F. M. viti i lindjes 1997, m/sh/k
* R. K. viti i lindjes 1988, m/sh/k
Tek të dyshuarit është gjetur sasia prej rreth një kilogram substancë e dyshuar si marihuanë, një cigare e cila dyshohet të jetë me mariuhanë si dhe 18 qese të
najlonit të vogla të cilat dyshohet se i kanë përdorur për t’i mbushur me mariuhanë.
Si prova materiale lidhur me rastin, janë konfiskuar dëshmitë e lartcekura duke përfshirë edhe një video-incizim (ku shihen pjesërisht dy të dyshuarit) të cilën e
keni në vijim:
Në konsultim me prokurorin kujdestar në Prizren, të dyshuarve iu është shqiptohet masa e ndalimit për 48 orë./arbresh.info/
Zbulohet koncepti i pamjes së re të “NEWBORN” për 18 vjetori...
Marco Rubio pritet të takohet me Orban në Hungari
Noni Madueke thotë se tifozët e Arsenalit duhet të jenë të e...
OKB: Mbi 6 mijë të vrarë në tre ditë nga ofensiva e forcave ...
Moti në Shqipëri me vranësira të dendura dhe reshje shiu
Sot mbyllen deklaratat e mbrojtjes në procesin ndaj ish-krer...