Policia e Kosovës ka arrestuar një 28-vjeçar në Vajnik të Skenderajt pasi në shtëpinë dhe objektet tjera përcjellëse të tij janë gjetur dhe konfiskuar gati 60 kilogramë drogë e llojit marihuanë.
Përmes një komunikate policia njofton se arrestimi i të dyshuarit E.A. ka ndodhur sot rreth orës 16:20.
“Pas hetimeve paraprake dhe veprimeve të ndryshme policore, sot më 15.08.2023, rreth orës 16:20, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Njësia e Mitrovicë Jugu, të asistuar nga njësi tjera policore (DHTNj, NjRSH, zyrtarë policorë nga SP Skenderaj) dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, ka realizuar një kontroll në fshatin Vajnik të Skenderajit, në shtëpinë dhe objektet tjera përcjellëse të të dyshuarit: E.A., (viti i lindjes 1995, mashkull kosovar). Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe konfiskuar këto dëshmi: 59 (pesëdhjetë e nëntë) kilogramë e 973 (nëntëqind e shtatëdhjetë e tre) gram, dyshohet të jetë substancë narkotike e llojit marihuanë, dy peshore digjitale, një mbështjellës – foli e tejdukshme dhe një telefon”, thuhet në njoftimin e policisë.
I dyshuari, sipas policisë, me vendim të Prokurorit të Shtetit shkon në ndalim policor deri në 48 orë./Arbresh.info/



Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi