Policia konfiskon 2.8 metra kub dru në Gjilan

08:57 | 9 Korrik 2026
E H

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të transportit ilegal të druve në lagjen Kacabash të Gjilanit.

Sipas policisë, më 8 korrik 2026, rreth orës 19:30, gjatë patrullimit është ndaluar një kamionetë me targa vendore, e drejtuar nga një i dyshuar.

Gjatë kontrollit, policia ka konstatuar se në automjet ishin të ngarkuara 2.8 metra kub dru, për të cilat drejtuesi nuk posedonte dokumentacionin përkatës.

Drutë janë konfiskuar dhe janë dërguar në ekonominë pyjore, ndërsa kamioneta i është kthyer të dyshuarit.

Rasti është iniciuar në procedurë të rregullt hetimore.

“Lagja Kacabash, Gjilan 08.07.2026 – 19:30. Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar kamionetën me targa vendore drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar, ku kishte të ngarkuara një sasi prej 2.8 metra kub dru pa dokumente përkatëse. Drutë i janë konfiskuar dhe dërguar në ekonomin pyjore, ndërsa kamioneta i është liruar të dyshuarit. Rasti në procedurë të rregullt hetimore” thuhet në raport./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale