Policia e Kosovës në Gjilan e ka konfirmuar lajmin për vrasjen e një personi në orët e hershme të mëngjesit në këtë qytet.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 05:00 ndërkohë që i dyshuar lidhur me këtë rast është një polic i cili ka qëlluar për vdekje një person.
Ai nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me rastin i cili ka ndodhur në rrugën “NATO 99”.
Gazeta merr vesh se polici i dyshuar i cili ka shtënë në drejtim të viktimës është me inicialet V. H. ndërsa viktima mban inicialet L.S.
Ende nuk dihen motivet e kësaj vrasjeje.
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...
Trump shpall armëpushim tre-ditor midis Ukrainës dhe Rusisë
Abdixhiku: LDK-ja ka qenë gjithmonë shtëpia e njerëzve të sa...
Fundjavë me diell dhe vranësira të pjesshme
Sistemi i hyrje-daljeve në RMV jashtë funksionit, krijohen k...