Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 12:40 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Në aksident kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një veturë, ku si pasoj e aksidentit ka ndërruar jetë këmbësori ndërsa ngasësja e automjetit është shoqëruar në stacionin policor.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe nuk ka arritur të u mbijetoj plagëve, ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësja automjetit është shoqëruar në stacion policor”, tha Ahmeti./Arbresh.info.
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj