Policia e Kosovës ka pranuar informatën se rreth orës 13:00 në rrugën “Enver Zymberi” ka ndodhur një rrahje. Me këtë rast, është sulmuar drejtori i VALA-s, Agron Mustafa nga dy zyrtarë policor.
Rastin në fjalë e ka konfirmuar për arbresh.info., zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se në këtë rrahje kanë qenë të përfshirë katër persona, dy prej të cilëve kanë pësuar lëndime trupore.
“Lidhur me rastin në fjalë personat e përfshirë në rast janë shoqëruar në stacion policor për intervistim”, ka thënë Ahmeti për arbresh.info.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër