Policia e Kosovës ka arrestuar Imer Shahinin, biznesmeni kosovar i cili ishte në kërkim nga autoritetet amerikane.
Shahini i cili është vëllai i gruas së zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj është arrestuar pas një urdhër arresti ndërkombëtar.
Lajmin e ka konfirmuar për Arbresh.info, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Me 11.06.2019 – Njësia përkatëse me vendim të urdhër arrestit ndërkombëtar ka arrestuar të dyshuarin mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje”, konfirmon Hoxha.
Telegrafi jo zyrtarisht ka mësuar se Shahini dyshohet se ka kryer veprën penale mashtrim dhe përfitim i jashtëligjshëm në shuma të mëdha monetare, rreth 20 milionë euro.
Policia e Kosovës gjithashtu ka arrestuar edhe dy persona tjerë, të cilët ishin të kërkuar ndërkombëtarisht.
Theksojmë që gjatë ditës së djeshme ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, si dhe zëvendësndihmësi i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, kanë nënshkruar protokollin e instrumenteve të Ratifikimit të Marrëveshjes së Ekstradimit në mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Presidenti i Irani: Parimet e dëshiruara tonat u pranuan në ...
Specialja anulon dy seancat për administrimin e drejtësisë n...
Haxhiu: Efikasiteti i Kuvendit i domosdoshëm për zgjedhjen e...
Në seancën e së premtes fokusi te marrëveshjet ndërkombëtare
Zgjedhja e presidentit, Nagavci: Kryeministri po bën gjithçk...
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania në Kosovë dhe tj...