Policia në pikë kufitare në Vermicë, ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të vezëve pa dokumentacion përkatës.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Gjatë kontrollimit tq automjetit të cilin e drejtonte një shtetas i Shqipërisë, policia ka gjetur dhe konfiskuar 72 mijë vezë pa dokumentacion përkatës.
“PKK Vërmicë 05.06.2021 – 08:00. Njësia policore ka ndaluar një automjet të cilin e drejtonte një mashkull Shqiptar shtetas i R. Shqipërisë, dhe gjatë kontrollimit në automjetin e tij, i janë gjetur dhe konfiskuar 72.000 vezë pa dokumentacionin përkatës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./arbresh.info/
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116