Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për identifikimin e një gruaje e dyshuar për vjedhje në kryeqytet.
Policia në njoftimin e saj ka publikuar edhe fotografin e të dyshuarës, transmeton Arbresh.info.
Njoftimi i plotë:
Kërkesë për bashkëpunim – identifikim i personit të dyshuar
Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.
E dyshuara kërkohet për përfshirje në veprën “Vjedhje”.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e saj, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]./Arbresh.info
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...