Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një gruaje e cila akuzohet për shpërdorim të pasurisë së huaj-kuletës me të holla në Prizren.
Në njoftim thuhet se me datën 28.01.2024 rreth orës 20:55 një person derisa ishte duke dal nga automjeti në Prizren, i ka rënë kuleta në tokë.
Pas raportimit, nga kamerat e sigurisë nga policia është vërejtur se një grua merr kuletën e tij dhe largohet ne drejtim te panjohur.
“Lidhur me këtë janë siguruar disa video regjistrime si dhe foton e dyshuarës e cila dyshohet te ketë marr kuletën e ankuesit. Nga video regjistrimet nga kamerat e sigurisë është siguruar fotografi e të dyshuarës , mirëpo deri tani nuk është rezultuar në identifikim i tij”, thuhet në njoftim.
“Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit 76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarës në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarës”, thuhet tutje në njoftim.
Policia kërkon bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kanë çfarëdo informate apo dinë diçka për vendndodhjen e të dyshuarës në foto, të raportojnë policinë në Prizren në numrin 192, apo në cilin do stacion të Policisë në Kosovë./Arbresh.info
Nga sot nis numërimi i votave me postë
Sot mbahet Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin...
Moti sot në Shqipëri me vranësira të dendura dhe shira në të...
Europa solidarizohet me Zvicrën pas tragjedisë, Von der Leye...
Çmimet e arit dhe argjendit arrijnë nivele rekord në vitin 2...
Ky është zyrtari policor që ia shpëtoi jetën gruas së rënë n...