Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e Shqiprim Xhaferaj nga Peja, kërkohet për dy vepra penale

14:48 | 17 Prill 2025
K.B

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për gjetjen e Shqiprim Xhaferaj nga Peja, i kërkuar për dy vepra penale, “Kanosje” dhe “Shpërdorim i pasurisë sё huaj”.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin nga policia./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale