Policia në Gjilan ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për ofrimin e informatave të cilat do të ndihmonin në arrestimin e Burim Agajt.
Në njoftimin e policsë thuhet se i dyshuari kërkohet për përfshirje në disa raste të veprave penale.
“I dyshuari kërkohet për përfshirje në disa raste të veprave penale (tentim vrasje ndaj policëve në detyrë), që janë raportuar kohëve të fundit në Policinë Rajonale në Gjilan”, thuhet në njoftim.
Më tej, policia bëri thirrje që çdo informatë që mund të çojë në identifikimin apo vendndodhjen e tij, të lajmërohen në stacionin më të afërt të policisë apo në numrin 192./Arbresh.info/

Irani kërcënon mbylljen e transportit detar në rajon nëse vi...
Konjufca: Rrugët tona me Osmanin prapë do të takohen, opozit...
“Këndoni për 250 vjetorin e SHBA-së”, Ambasada amerikane në ...
Distria Krasniqi synon medaljen e artë në Tbilisi
Zjarri në pallatin pranë QSUT, Rama: Do rindërtohet 100% nga...
Sërish të shtëna me armë në një shkollë në Turqi, raportohet...