Policia e Kosovës ka hasur në një sasi të madhe të armatimit në një shtallë të kuajve në fshatin Vallaq të Zveçanit.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Veton Elshani, zëdhënës i policisë për veriun.
“Armët, municioni, granatat e dorës dhe Zollat janë gjetur në dy gypa të plastikës të vendosur nën tokë. Gjatë bastisjes prezent ishin përpos njësive adekuate policore edhe US-KFOR dhe njësi monitoruese nga EULEX. Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe Prokurori i rastit”, tha Elshani.
Lidhur me rastin, Elshani tha se nuk ka të arrestuar.
‘Janë zhvilluar edhe 2 bastisje të tjera në dy lokacione, një në Mitrovicë Veri dhe një në Zveçan me ç’rast kemi hasur edhe në jelek antiplumb, fishekë dhe 14 kartela grafike (kundërvajtje doganore). Në lidhje me këtë rast nuk kemi persona të arrestuar por e kemi një person me interes për intervistim. Me rastin është duke u marrur Prokuroria Themelore në Mitrovicë”, tha Elshani./Arbresh.info.

Pesë punëtorë të kompanisë kanadeze të rrëmbyer në Meksikë g...
Kolegët e arsimtarit që rrahu nxënësin sot mbajnë protestë
SBASHK e mbështet protestën në Shkollën “Pavarësia”, bën thi...
Moti me vranësira dhe shi sot në Shqipëri
Shënohet 19-vjetori i Demonstratës së 10 shkurtit 2007, LVV ...
Moti sot i vranët e me intervale me diell