Rasti i një qytetare 72 vjeçare nga Prishtina që u dyshua të jetë dhunuar tashmë ka dalë të mos jetë ashtu.
Sipas informacioneve Policia e Kosovës del që 72 vjecarja të mos jetë e dhunuar. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.
“Lidhur me rastin e raportuar më herët, nën dyshimet e ngritura për rastin e dhunim të një femre rreth 72 vjeçare, del se pas veprimeve të menjëhershme me rekomandim të prokurorit kompetent për hetim dhe ekzaminim mjekoligjor është konstatuar se nuk kemi të bëjmë me vepër penale të dhunimit”, ka thënë Krasniqi për Insajderin.
Insajderi më herët raportoi se bazuar në burimet brenda QKUK-së një grua 72 vjeçare është paraqitur të martën mbrëma në Repartin e Gjinekologjisë në QKUK për ekzaminim të dhunimit seksual.
Rastin më vonë e konfirmoi Policia e Kosovës e cila tha se në këtë institucion është raportuar ky rast por që ka qenë duke u hetuar.
Haxhiu: Sot do t’i hiqen masat Kosovës
Trump për Khamenein: E godita i pari për vdekje, para se të ...
Haxhiu tregon se a është e gatshme për të parën e shtetit, n...
Rashiq: Askush nuk dëshiron zgjedhje të reja
Kamberi dhe Sinani: Padia në Strasburg një hap drejt drejtës...
E dhimbshme: Vdes pas operimit foshnja që u dërgua për shëri...