Policia e Kosovës ka dhënë informacione më të detajuara rreth gjetjes së Remzije Mustafës, e cila ishte zhdukur që nga 7 nëntori.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka bërë të ditur se zonja Mustafa është gjetur në Prishtinë, në një podrum të një shtëpie në rrugën Sali Nivica.
Sipas tij, Mustafës i është dhënë ndihma e parë nga ekipi mjekësor.
“Policia e Kosovës, sot me 14 nëntor 2019 rreth orës 21:00, pas një hetimi dhe kërkimi disa ditor, është arritur të gjendet personi Remzije Mustafa (1960), e cila ishte raportuar e zhdukur që nga data 06 nëntor 2019. Personi është gjetur në një podrum të një shtëpie në Rr. Sali Nivica në Prishtinë . Të njëjtës nga ekipet mjekësore i është dhënë ndihma e parë”, ka bërë të ditur Kelani.

Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët dhe mediat për ndihmën e dhënë rreth gjetjes së Mustafës.
“Policia e Kosovës përmes këtij njoftimi zyrtar, shfrytëzon rastin ti falenderojë familjarët dhe të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e treguar, bashkëpunim ky i cili ka sjellur edhe deri tek gjetja e personit të raportuar si e zhdukur. Njëkohësisht Policia e Kosovës falenderon edhe mediat për dhënien e kontributit të tyre në raportim dhe plasim të informacioneve zyrtare tek opinioni i gjerë”, ka thënë Kelani./arbresh.info
Policia mbështet Shoqatën Down Syndrome Kosova me donacion f...
Ambasadori iranian: Irani nuk ka ndërmend të bllokojë Ngusht...
Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohen për 27 vjedhje ...
Izraeli sulmon Bejrutin dhe Libanin jugor
Ndahet nga jeta këngëtarja e njohur kosovare Belkize Tuli Kr...
Kongresmenët amerikanë letër Rubios: Tërheqja e trupave të S...