Një therje me thikë ka ndodhur në Qendrën e Azilkërkuesve në Vranidoll.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se i lënduari është transferuar në QKUK për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 19:30 është raportuar për një therrje me thikë të ndodhur në “Vranidoll” respektivisht në Qendrën e Azilkërkuesve. Menjëherë pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga të dhënat e e para dyshohet për një persona të lënduar nga mjeti i mpreht ( thikë) i cili është transferuar në QKUK për trajtim të metjmë mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti poashtu bën të ditur se janë arrestuar dy persona të dyshuar dhe se viktima dhe të dyshuarit janë shtetas të huaj.
“Ndërlidhur me rastin, veprimet e shpejta policore kanë rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar dhe aktualisht është iniciuar një hetim me qëllim sqarimin e rrethanave të rastit. Viktima dhe të dyshuarit janë shtetas të huaj”, ka përfunduar ahmeti./arbresh.info
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...