Policia ka dhënë detaje rreth përleshjes me armë.
Si pasojë e kësaj përleshje një person ka mbetur i plagosur, një i lënduar dhe katër persona të dyshuar janë arrestuar, njofton Klan Kosova.
“Rreth orës 22:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Ilir Konushevci në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave ku me pas është përdorë edhe arma e zjarrit. Në këtë rast një person është plagosur nga arma e zjarrit ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore gjatë përleshjës fizike. Të dy personat janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor katër persona të cilët dyshohet të kenë marr pjesë në rastin në fjalë.
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...