Një aksident trafiku ka ndodhur sot pasdite në rrugën Prishtinë-Gjilan ku janë përfshirë tri vetura dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar 4 persona.
Lajmin e ka konfirmuar për arbresh.info zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se personat e lënduar janë dërguar për tretman ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut.
“Rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan. Në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit 4 persona kanë marrë lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka konfirmuar Flora Ahmeti për arbresh.info.
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...