Një zjarr ka shpërthyer sot rreth orës 17:00 në një objekt në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Flora Ahmeti zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
Ahmeti tha se zjarrfikësit dhe policia janë duke u marr me rastin ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
“Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një zjarr në një objekt në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin. Nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Ahmeti./Arbresh.info
LEXO EDHE:
24 orët e fundit, mbi 2 mijë gjoba trafiku dhe asnjë viktimë...
Legjenda e golfit Tiger Woods përfshihet në një aksident të ...
Komuna e Prishtinës organizon aksion sot në orën 10:00, do t...
Moti në Shqipëri me vranësira dhe intervale me diell
Reshjet e borës godasin Bosnjën dhe Hercegovinën, pezullohet...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...