Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me zjarrin që ka përfshirë një depo në rrugën Prishtinë-Ferizaj.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, i ka thënë Arbresh.info se nga zjarri s’ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Ahmeti ka thënë se në vendngjarje janë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin.
“Sot rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në rrugën Prishtinë -Ferizaj. Në vendngjarje janë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka thënë Ahmeti./Arbresh.info
Ministri iranian thotë se Ngushtica e Hormuzit do të rihapet...
Arbeloa: Dua lojtarë që çdo ditë të sillen si lojtarë të Rea...
Dita e Kushtetutës, Haxhiu: 9 prilli shënon ditën kur shteti...
Barça merr një lajm të mirë nga De Jongu
Qendra serbo-ruse merr mbi dy milionë euro nga buxheti i Ser...
Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë!