Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me veturën e përfshirë nga zjarri në autostradën ‘Ibrahim Rugova’.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj ka bërë të ditur se nuk ka të lënduar si pasojë e zjarrit, përpos dëmeve materiale.
“Rreth orës 20:40 kemi pranuar një telefonatë nga një qytetar, i njëjti ka qenë në lëvizje me automjetin e tij në zonën e Malishevës dhe ka parë një automjet që po digjej, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me Zjarrfikësit. Përveç dëmeve materiale dëme në njerëz nuk ka”, ka thënë Podrimaj.
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...