Një përleshje fizike ka ndodhur mbrëmë mes disa personave në rrugën “Ali Vitia” në Emshir.
Siç bëhet e ditur në raport, janë lënduar katër persona të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkaq shtatë të tjerë janë arrestuar.
“Janë arrestuar shtatë (7) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit kishin sulmuar fizikisht 4 viktimat ( 3 meshkuj dhe 1 femër) kosovarë. Si pasojë e sulmit viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në tretman mjekësor. Lidhur me rastin të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/
Kosova nis pranimin e migrantëve të deportuar nga ShBA-ja
Kapen dy ushtarë të Ervis Martinajt, operacion i RENEA-s
Struga në bllokadë politike: Kush e ka fajin?
Banka Qendrore e Rusisë i quan të “jashtëligjshme” planet e ...
Konfiskohen mbi 250 kg duhan në Prishtinë
Parlamenti i Shqipërisë miraton buxhetin 2026 me 81 vota pro