Mbrëmë rreth orës 23:00 ka ndodhur një grabitje e armatosur në një lokal të lojërave të fatit në rrugën B në Prishtinë.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se dy persona të armatosur dhe maskuar kanë arrit që t’i grabisin një sasi parash, transmeton Klan Kosova.
“Rreth orës 23:00 Policia ka marrë informatën për një grabitje të armatosur në një lokal kazinoje në rrugën B në Prishtinë”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informatat e para dyshohet se dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë arritur që të grabisin një sasi parash nga lokali në fjalë”.
“Policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast si dhe po punon për identifikimin e personave të implikuar”.
“Është nder dhe privilegj”, Edi Rama ia kthen Trumpit letrën...
Xheneta i reagon sërish Leonora Jakupit: Kjo pozitë nuk ësht...
Zjarr në Shkollën ‘Sylejman Vokshi’ në Deçan, ndërhyrje e sh...
Hamza takon ambasadorin Blaj, kërkon mbështetjen e Sllovenis...
Reagojnë familjarët e Labit pas vdekjes së gjyshit të tij
AKB për pagën minimale: Vendim pa dialog, bizneset drejt inf...