Në rrugën “Qazim Berisha”, në Prizren dy persona të dyshuar të maskuar dhe të armatosur pasi kanë hyrë në një lokal duke e kanosur me armë viktimën femër, ia kanë grabitur një sasi të parave të gatshme dhe kanë tentuar që të largohen.
Ndërsa një zyrtar policor (jashtë detyrës zyrtare), pasi i ka vërejtur të dyshuarit, u ka dhënë urdhër për t’u ndalur. Të njëjtit kanë tentuar ta sulmojnë dhe ia kanë drejtuar armët.
Zyrtari policor në vetëmbrojtje, ka shtënë me armën zyrtare në drejtim të të dyshuarve. Të dyshuarit kanë arritur që të arratisen.
Njësitet policore dhe prokurori në vendin e ngjarjes kanë gjetur një jakne të gjakosur që dyshohet të jetë e të dyshuarve, si dhe 28 bankënota nga 50 €./arbresh.info/
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht
Dita e votimit shoqërohet me temperatura deri në 27°C
Sot, Kosova voton!
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare