Policia e Kosovës njofton se dje në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, rreth orës 15:35 tre persona të dyshuar të maskuar dhe të armatosur kanë kryer një grabitje.
Sipas policisë, të dyshuarit ç‘armatosën punëtorët e sigurimit duke ju marrë armët personale dhe kanë grabitur një sasi të parave.
Të dyshuarit më pas me një automjet janë larguar nga vendi i ngjarjes, transmeton Indeksonline.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe është duke e hetuar rastin. Ende nuk dihet shuma e parave të vjedhura dhe kërkimi për të dyshuarit vazhdon.
Negociatori iranian thotë se Teherani është “i përgati...
Abdixhiku e Osmani vazhdojnë së bashku vizitat nëpër familje...
Moti nesër me vranësira e shi
Yamal tërhoqi vëmendje në Barcelonë – valëviti flamuri...
Këta janë gjashtë kandidatët e vetëm të PSD-së për zgjedhjet...
Kurti takon Zyrtaren për Kosovën në Ministrinë Federale për ...