Asnjë person nuk ka marrë lëndime trupore gjatë djegies së veturës që ndodhi mbrëmjen e së hënës në Fushë Kosovë.
Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se veturë është përfshirë nga zjarri në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Fushë-Kosovë.
“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Fushë- Kosovë është duke u djegur nje veture”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka shtuar se njësiti i Policisë ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ndërsa zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin.
“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet e nevojshme policore dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Asnjë person nuk ka pësuar lëndime”, ka shtuar ajo.
Ahmeti ka thënë gjithashtu se ende nuk dihen arsyet që mund të kenë quar deri te zjarri ndërsa me rastin po merren njësitet perkatese./Arbresh.info/
Lexo edhe: Digjet një veturë në Fushë Kosovë
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...