Të martën pas mesditës ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Ozdrim të Istogut.
Policia e Kosovës ka njoftuar se si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë një femër, shkruan arbresh.info.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve.
Gjithashtu shoferët të dy veturave dhe një femër tjetër pasagjere kanë marrë lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
“Fsh. Ozdrim, Istog 07.01.2020 – 13:47. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Egjiptas, pasi që i njëjti përderisa ishte duke lëvizur me veturën, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, ndeshet me veturën tjetër. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore pësojnë dy drejtuesit dhe dy pasagjere femër K-Shqiptare dhe të njëjtit dërgohen për tretman mjekësor, ku mjeku kujdestar konstaton se njëra nga viktimat femër ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës u lirohet familjarëve, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së./arbresh.info/
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...