Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në fshatin Senik të Malishevës.
Sipas Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të martën rreth orës 20:02, shkruan arbresh.info.
Në raporton njëzet e katër orësh të PK-së thuhet gjithashtu se zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Ende nuk dihen rrethanat e zjarrin që shkaktoi vetëm dëme materiale.
“Fsh. Senik, Malishevë 07.01.2020 – 20:02. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se në rrethana të panjohur ka shpërthyer një zjarr në shtëpinë e tij. Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin. Për veç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raport./arbresh.info/
Kupchan thotë se Kosova më përpara mund të bëhet anëtare e N...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, prangosen pesë persona për ...
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...