Policia e Kosovës në Skenderaj ka gjetur dhe sekuestruar arsenal armësh në pronësi të një të mituri.
Sipas komunikatës së PK-së pas hetimeve të mërkurën në fshatin Baks në shtëpinë e të dyshuari dhe në një objekt përcjellës janë gjetur armë zjarri të llojeve të ndryshme dhe një sasi të fishekëve, shkruan arbresh.info.
Policia ka njoftuar se pas intervisitmit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Komunikata e plotë:
Në kuadër të veprimeve hetimore për zbulimin e veprave penale, hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, mbi dyshimin e bazuar për “Armëmbajtje pa leje”, sot më datë 02 shkurt 2022, kanë realizuar urdhër kontrollin që ka rezultuar me gjetjen e armëve dhe municionit.
Urdhër kontrolli është realizuar në një shtëpi dhe objekte përcjellëse në fshatin Baks të Skenderajt, me ç’ rast janë gjetur dhe janë sekuestruar armë dhe municion :
– Një (1) pushkë automatike AK-47
– Dy (2) karikator të pushkës automatike AK-47
– Dy (2) pushkë ajrore
– Tri (3) armë të shkurta Pistoleta
– Dy (2) maska
– Dy (2) palë pranga
– Një (1) shufër metalike
– Një (1) boks hekuri dhe
– Tridhjetë e nëntë (39) fishek të armës AK-47
Armët dhe municioni i sekuestruar do të procedohen si dëshmi në rrjedhën e mëtejme hetimore. Ndaj të dyshuarit janë iniciuar raste për veprat penale ‘’Shantazh’’ dhe“ Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ndërsa pas intervistimit, i dyshuari i moshës së mitur është liruar në procedurë të rregullt./arbresh.info/


Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...