Organet e rendit kanë bastisur një shtëpi në fshatin Slklagrazhë të komunës së Suharekës, , e ku i kanë gjetur tre thasë me substanca të ndryshme narkotike të llojit marihuanë.
Në këtë bastisje i kanë gjetur 10kg e 400gr substancë të llojit marihuanë, peshore elektrike, dhe një aparat që shërben për vakuimin e qeve plastike, shkruan arbresh.info.
Ndërsa personi i dyshuar mbetet ende në arrati.
“Fsh. Sallagrazh, Suharekë, 23.10.2021 – 20:00. Njësitet policore kanë bastisur shtëpia dhe lokalet përcjellëse të dyshuarit mashkull kosovar (i cili gjendet në arrati), ku kanë gjetur dhe konfiskuar tre thasë me substancë të dyshuar narkotike, të llojit marihuanë, me peshe 10 kg e 400 gram, një peshore elektrike, tre rolle plastike që shërbejnë për paketim të substancave narkotike dhe një aparat elektronit që shërben për vakumimin e qeseve plastike. Rasti është duke u hetuar. “
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...
Një pjesë e Tiranës mbetet pa energji elektrike