
GERMANY, COLOGNE - OCTOBER 24: The new 100 and 200 euro banknotes are put into circulation 0n May 28, 1919th. The photo shows this new 100 and 200 euro banknotes in a wallet. (Photo by Ulrich Baumgarten via Getty Images)
Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të dyshuar të falsifikimit të parave në Prizren.
Sipas raportit policor, një zyrtar i një banke ka dorëzuar në stacionin policor gjithsej 782 euro, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Shuma përbëhej nga dy kartëmonedha prej 200 eurosh, tri kartëmonedha prej 50 eurosh, dy kartëmonedha prej 20 eurosh, një kartëmonedhë prej 10 eurosh, 80 monedha prej 2 eurosh dhe 22 monedha prej 1 euro.
Paratë janë sekuestruar nga policia, ndërsa në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti për veprën penale “Falsifikim i parasë”.
Rasti mbetet nën hetime.
“Rr. Ekrem Rexha, Prizren NN – NN. Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i një banke, me 08.07.2026 ka sjellë në stacion 782 euro (dy kartëmonedha 200 €, tri kartëmonedha 50 €, dy kartëmonedha 20€, një kartëmonedhë 10 €, tetëdhjetë monedha 2€, njëzetedy monedha nga 1€) që sipas ankuesit janë të falsifikuara. Paratë janë sekuestruar, në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime” thuhet në raport./Arbresh.info
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...