Policia godet kontrabandën e kafshëve në Ferizaj, sekuestrohen 108 krerë dele

15:05 | 20 Maj 2026
E.K

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në fshatin Rakaj të Ferizaj, ku janë zbuluar 108 krerë dele që dyshohet se mbaheshin dhe kontrabandoheshin në mënyrë të paligjshme.

Sipas policisë, 100 prej deleve ishin pa matrikuj dhe pa dokumentacion përcjellës për origjinën apo kontrollin veterinar, duke paraqitur rrezik për sigurinë ushqimore dhe shëndetin publik.

Operacioni është realizuar në bashkëpunim me inspektorët e AUV-it dhe me urdhër të prokurorit kujdestar në Ferizaj. Pas verifikimeve, rasti është iniciuar si “kundërvajtje doganore” dhe i është dorëzuar Doganës së Kosovës në Han të Elezit për procedim të mëtejmë.

Policia bëri të ditur se hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar./Arbresh.info