Dënimet për qytetarët që futën në rrugën, “Xhorxh Bush”, po vazhdojnë nga Policia e Kosovës, duke u bazuar në vendimin e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, por shenjtat informuese se kujt i lejohet e kujt i ndalohet, mungojnë.
Në kohën sa ekipi i “Arbresh.info” ishte prezent në këtë rrugë, dhjetëra vozitësve iu shqiptuan dënimet.
Policia nuk kishte aspak mëshirë ndaj vozitësve që hynin në rrugën e ndaluar për ta.
Policia nuk ka kursyer as mërgimtarët dhe shoferët e veturave zyrtare të institucioneve shtetërore.
Por, nga Komuna nuk është marrë mundi fare që t’i vendos ende shenjat informuese, të cilat lehtësisht do të dalloheshin nga drejtuesit e automjeteve, që e kanë të ndaluar qarkullimin me veturë në këtë rrugë.
I vetmi informim i shkruar që mund të hasin vozitësit, e që është shumë pak i dalluar, është i shkruar në rrugë ku shkruan autobus dhe taksi, pa e bërë të ditur që automjetet e tjera e kanë të dalluar.
Ndërkohë, Komuna e Prishtinës ka nisur sot që ta rregullojë gjysmë sheshin ku do të jetë shëtitore për qytetarët në rrugën, “Xhorxh Bush”./arbresh.info/
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...
Dogana zbulon veprimet që përbëjnë kundërvajtje -vlera rreth...
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...