Policia e njësisë së komunikacionit rrugor njofton se mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:20 në fshatin Slivovë të Ferizajit, kanë ndaluar një person për mosrespektim të kufizimit të shpejtësisë, në zonën e kufizimit 50 km/h, ka zhvilluar shpejtësi 141 km/h.
Njoftimi i plotë:
Policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor me datën 13.02.2024 në ora 21:20 në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, saktësisht në fshatin Slivovë të Ferizajt, kanë ndaluar shoferin A.K (M/K) i moshës 38 vjeçar, i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h, ka zhvilluar shpejtësi 141 km/h.
Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse, sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit./Arbresh.info/
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Listës Serbe ndaj vendimit...
Rama fton kryeministren e Japonisë në Shqipëri për Samitin e...
Ulutash dhe Fronda diskutojnë për situatën e sigurisë në Kos...
Maguire i dëshpëruar pasi s`do të jetë në Botëror
KE mirëpret diskutimin për afrimin e Ballkanit dhe Ukrainës ...
100-euroshi i Qeverisë – Kur do të dalin paratë në llogaritë...