Policia e Kosovës në Ferizaj ka ndaluar tre shoferë në tri raste të ndara të cilët kanë drejtuar automjetet e tyre nën masën mbrojtëse.
Sipas njoftimit, me ligjin e ri parashihet gjobë kundërvajtëse, vazhdim i masës mbrojtëse, pikë negative dhe konfiskim i automjetit, shkruan Arbresh.info.
Policia bën të ditur se u është shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 500 euro, 5 pikë negative, vazhdim i masës mbrojtëse edhe për 6 muaj, si dhe u janë konfiskuar përkohësisht automjetet.
“Policia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj në tri raste të ndara në rrugët magjistrale Ferizaj-Kaçanik dhe Ferizaj-Shtime ka ndaluar tre shoferë, të cilët kanë drejtuar automjetet e tyre nën masën mbrojtëse, ku me ligjin e ri parashihet gjobë kundërvajtëse, vazhdim i masës mbrojtëse, pikë negative dhe konfiskim i automjetit”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia Rajonale e Ferizajt thotë se “do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor”, dhe iu ka bërë thirrje shoferëve që “të bëjnë kujdes që të mos drejtojnë automjetet nën masën mbrojtëse të shqiptuar më herët”.
“Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit
LDK i mbështet amendamentet e Osmanit
Lista Serbe nuk është e pranishme në seancë
Nagavci: Presidenti i zgjedhur nga populli rrit legjitimitet...
Hamza: PDK do që presidenti të zgjedhet nga populli, por kjo...
Rashiq: Nuk besoj se Lista Serbe do të jetë konstruktive për...