Policia e Kosovës ka gjobitur me 300 euro një shofer në aksin rrugor Gjilan-Ferizaj pasiqë i njëjti nuk kishte respektuar kufizimin e shpejtësisë.
Sipas njoftimit, të njëjtit i janë shqiptuar 3 pikë nefative dhe masë të përkohshme të ndalim vozitjes së mejteve motorike në afakt prej 3 muajsh, shkruan Arbresh.info.
“Njësite rajonal i trafikut rrugor Gjilan në pikën e kontrolli të automjeteve në aksin rrugor Gjilan-Ferizaj, kanë hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është tetëdhjetë (80) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e njëzet e dy (152) km/h.
Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, tri (3) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Më tej, policia bën apel te vozitësit që t’i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor.
“Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001.”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë./Arbresh.info/

Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...