Policia gjen marihuanë te një shofer në Graçanicë

08:59 | 10 Korrik 2026
E H

Një person është ndaluar nga Policia e Kosovës në Graçanicë, pasi gjatë kontrollit iu gjet një sasi e dyshuar e substancës narkotike të llojit marihuanë.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 18:45, në rrugën “Car Llazari”, ku njësia policore ndaloi për kontroll një veturë të drejtuar nga një i dyshuar mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi rreth 10 deri në 15 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është iniciuar si “Posedim i substancave narkotike”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale