Policia e Kosovës njofton se ka gjetur dy zolla në një kompleks banesor të pabanuar në Mitrovicë të Veriut.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se zollat janë të prodhimit serb.
“Më datë 21.07.2025, rreth orës 14:05, njësitë policore në kuadër të Stacionit Policor Mitrovicë Veri, përmes rrugëve operative, kanë pranuar informacion se në një kompleks banesor të pabanuar në rrugën “Anka Spaic” në Mitrovicë të Veriut mund të ketë prani të armëve të zjarrit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, përfshirë edhe njësinë e specializuar për trajtimin e mjeteve shpërthyese. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar dy armë të llojit zolla, prodhim serb”, thuhet në njoftim.
Policia gjithashtu njoftoi se armët janë sekuestruar si dëshmi materiale, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.
“Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet tutje në njoftim.
Punëtori lëndohet pasi bie nga një lartësi në Han të Elezit
Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet për një person...
Një person dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Podujevë...
Meta dhe YouTube humbasin gjyqin me një 20-vjeçare
Trump: Irani dëshiron të bëjë një marrëveshje, por ka frikë ...
27 vjet nga masakrimi i 243 shqiptarëve në Krushë të Madhe