Policia gjen armë, municion dhe granata dore në një shtëpi të braktisur në Zveçan  

14:06 | 24 Janar 2026
R J

Policia e Kosovës ka sekuestruar armë, municion dhe mjete shpërthyese gjatë një operacioni të zhvilluar në një shtëpi të braktisur në fshatin Joshevik, komuna e Zveçanit.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 09:20, policia ka vepruar pas pranimit të informatave përmes rrugëve operative, ku gjatë kontrollit në objektin e braktisur janë gjetur dhe konfiskuar: një armë automatike AK-47, një pushkë gjysmë automatike dytytëshe, 10 karikatorë të zbrazët, 6 karikatorë të mbushur me nga 30 fishekë, 84 fishekë për armë automatike, 14 fishekë për pushkë gjysmë automatike, një rrip për fishekë, dy granata dore të tipit M50, si dhe pajisje për pastrimin e armëve.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit penal për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Policia bën të ditur se deri në këtë fazë të hetimeve nuk ka persona të arrestuar dhe se hetimet janë duke vazhduar.

Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe i ka inkurajuar ata që çdo rast të dyshimtë apo veprim të kundërligjshëm ta raportojnë në numrin emergjent 192 ose në stacionin më të afërt policor, duke theksuar se vetëm përmes bashkëpunimit të ndërsjellë mund të garantohet siguria për të gjithë qytetarët.

 

Mos i humb
  • Një veturë e FSK-së përfshihet në një aksident trafiku në kryeqytet (Foto)
  • “Ndryshoi jetën time”, ushtari i KFOR-it kujton momentin e hyrjes në Kosovë 25 vjet më parë
  • “I ke 30 minuta… Koha po kalon, kanë mbetur dhe 28 minuta”/ Kush është komandanti gjerman, që i dëboi nga Prizreni ushtarët serbë?
  • Shoferi i dehur gjobitet 2 herë, brenda pak minutash, për tejkalim shpejtësie
  • Hajdari: Roli i Avokatit të Popullit të mos involvohet në procedura gjyqësore
  • AKB: Rreth 40 për qind të bizneseve s’e përdorin arkën fiskale në mënyrën e duhur
  1. 1
  2. 2

Të fundit nga Lajme

Shpërndaje në rrjete sociale