Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në veri

16:18 | 5 Mars 2026
E.H

Policia e Kosovës njofton se sot ka kryer bastisje në një shtëpi të braktisur në fshatin Jashanicë të Leposaviqit.

Në njoftim thuhet se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar:
– 1(një) pushkë karabin e tipit M48
– 1(një) armë AK-47
– 1 (një) pushkë gjuetie
– 1 armë(pistoletë) CZ me dy karikator të zbrazët
– 128 fishekë të kalibrave të ndryshëm

“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Lidhur me këtë rast, nuk ka persona të arrestuar, ndërsa rasti mbetet nën hetime. Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata që çdo informacion që ndihmon në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike ta raportojnë tek Policia në numrin 192”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale