Salih Dragidella, nga Drejtoria e Policisë në Bashkësi dhe Parandalim, shpjegon punën e këtij institucioni ndaj fenomenit të kërkimit të lëmoshës.
Kapiteni Dragidella pranon se një pjesë e lypësve nuk shkon në shkollë dhe gjithashtu thekson se kjo veprimtari paraqet kundërvajtje. Andaj, nëse nuk kanë leje qëndrimi, i kthejnë në vendin e origjinës.
Aksioni i fundit, sipas Dragidellës, më së shumti lidhet me rastet e keqtrajtimit dhe abuzimit të fëmijëve nga prindërit e tyre.
Ai shpalosi disa statistika prej vitit 2019 e deri në muajin shtator të 2021-tës.
Në aksionin e fundit, ai thotë se janë identifikuar 107 lëmoshëkërkues, 47 të rritur dhe 60 fëmijë. Në tërësi, 64 janë nga Shqipëria, ndërsa 43 nga Kosova.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...